100 proverbat dhe thëniet më të fuqishme nga filozofia Zen


Mjeshtrat e filozofisë Zen janë në gjendje të transmetojnë mesazhe jashtëzakonisht të rëndësishme, që kanë vlerë të pamatë. Ja një koleksion me 100 prej thënieve dhe proverbave më të mira Zen të të gjitha kohërave, të cilat mund t’ju ndihmojnë të shihni veten dhe botën me një “sy të ri”, dhe të freskët.

E tashmja dhe vëmendja
1. “Ky është sekreti i vërtetë i jetës – të jesh tërësisht i angazhuar me atë që ti je, ta bësh tani, dhe këtu. Dhe në vend që ta quash punë, kupto që është një lojë” – Alan Watts
2. “E vetmja gjë e cila është në fund të fundit e vërtetë në udhëtimin tënd, është hapi që ti je duke hedhur në këtë moment. Ai është gjithçka që egziston” – Eckhart Tolle

3. “Nëse të shpëton momenti i tanishëm, të ka shpëtuar takimi me jetën. Kjo është shumë serioze!” – Thich Nhat Hanh
4. “Praktika është kjo jetë, dhe realizimi është kjo jetë, dhe kjo jetë është e shfaqur pikërisht këtu, tani” – Mazeumi Roshi

5. “Nëse ti do të ndryshosh botën, fillo me personin më të afërt që vjen tek ti, dhe që është në nevojë” – B.D. Schiers
6. “Eksperienca ime më tregon se mësuesit të cilëve ua kemi më shumë nevojën janë njerëzit me të cilët jemi duke jetuar, pikërisht tani” – Byron Katie
7. “Kudo që je, duhet të jesh aty i tëri, me shpirt e me zemër” – Eckhart Tolle

8. Jam këtu për të të thënë se rruga drejt paqes është aty, kur të duash të largohesh” – Pema Chödrön
9. “Kur ti je i pranishëm, mund ta lejosh mendjen të jetë ashtu siç është, pa u zënë në kurthin e saj” – Eckhart Tolle

10. “Faji, keqardhja, fyerja, trishtimi dhe të gjitha format e mosfaljes shkaktohen nga e shkuara e tepërt dhe e tashmja e pamjaftueshme” – Eckhart Tolle

11. “Përgjatë gjithë kësaj jete, ti nuk mund të jesh kurrë i sigurt se ke jetuar aq sa duhet, sa për të marrë edhe një herë frymë”- Huang Po

12. “Ndërgjegjësimi është agjenti më i madh i ndryshimit” – Eckhart Tolle
13. “Kur bën diçka, ti duhet të konsumohesh i tëri, si një zjarr i madh, duke mos lënë pas asnjë gjurmë të vetes” – Shunryu Suzuki

14. “Arti i të jetuarit… nuk është as endja e shkujdesur nga njëra anë, as kapja e frikësuar pas të shkuarës, nga ana tjetër. Ai konsiston në ndjeshmërinë ndaj çdo momenti, në vlerësimin e tij si krejt i ri dhe unik, në një mendje totalisht të hapurdhe pranuese” – Alan Watts 15. “Njohja intuitive e çastit, pra realiteti… është akti më i lartë e zgjuarsisë.”-D.T. Suzuki 16. “Pije çajin tënd ngadalë dhe me respekt, si të jetë boshti në të cilin rrotullohet bota – ngadalë, qetë, pa u nxituar drejt së ardhmes” – Thich Nhat Hanh

17. “Dhe kur luajtën, ata luajtën me të vërtetë. Dhe kur punuan, ata punuan me të vërtetë” – Dr. Seuss

Ndërlidhja mes qenieve

18. “Toka dhe Qielli dhe unë vijmë nga e njëjta rrënjë, dhjetëmijë gjërat dhe unë jemi nga e njëjta substancë” – Seng-chao
19. “E gjithë jeta është e ndërvarur. Ne jemi të gjithë të kapur në një rrjet të pashmangshëm reciprociteti, të lidhur brenda në një veshje të vetme të fatit. Çfarëdo që ndikon direkt tek dikush, do të ketë ndikim indirekt tek të gjithë të tjerët” – Martin Luther King, Jr.

20. “Të përgatitësh ushqimit nuk është për ty dhe të tjerët: është për gjithçka!” – Shunryu Suzuki
21. “Gjërat e përftojnë qënien dhe natyrën e tyre përmes varësisë reciproke dhe nuk janë asgjë në vetvete” – Nagarjuna

22. “Asgjë nuk ekziston krejt e vetme. Çdo gjë është në marrëdhënie me çdo gjë tjetër” – Buddha
23. “Ne jemi këtu për t’u zgjuar nga iluzioni ynë i veçantisë” – Thich Nhat Hanh

Zgjimi dhe Jeta e Përditshme

24. Nëse ne nuk merremi me çdo gjë, atëherë mendja paqësore nuk do të ketë askund ku të rrijë” – Shen-hui

25. “Rridh bashkë me gjithçka që është e mundur dhe lëre mëndjen tënde të jetë e lirë: Rri i përqëndruar, duke pranuar çfarëdolloj gjëje që je duke bërë. Kjo është themelore”- Chuang

26. “Buddha foli për shpëtimin e të gjithë qënieve nga zhgënjimi, jo për t’i konvertuar ato në një besim të ri” – Budizmi Tani
27. “Lëre mendjen tënde të endet brenda së pastrës dhe të thjeshtës. Bëhu njësh me pafundësinë. Lëri të gjitha gjërat të marrin drejtimin e tyre” – Chuang Tzu

28. “Ngjitu majë një shkëmbi, vdis krejt, dhe pastaj kthehu përsëri në jetë – pas kësaj nuk mund të mashtrohesh më” – Proverbë Zen
29. “Njerëzit flenë, dhe kur ata vdesin ata zgjohen” – Muhamedi

30. “Sot, ti mund të vendosësh të ecësh në liri. Ti mund të zgjedhësh të ecësh ndryshe. Ti mund të ecësh si një person i lirë, duke iu gëzuar çdo hapi” – Thich Nhat Hanh

31. “Kur një njeri i zakonshëm arrin dijen, ai është një i urtë; kur një i urtë realizon të kuptuarin, ai është një njeri i zakonshëm” – Proverbë Zen

32. “Jeta personale e jetuar thellë, gjithmonë zgjerohet në të vërteta që shkojnë përtej vetes” – Anais Nin
33. “Çdo hap përgjatë rrugës së Buddhës për tek lumturia, kërkon praktikimin e ndërgjegjes, derisa të bëhet pjesë e jetës tënde të përditshme” – Henepola Gunaratna

34. “Pushteti mbi të tjerët është dobësi e fshehur si fuqi. Pushteti i vërtetë është brenda dhe në dispozicionin tënd, tani” – Eckhart Tolle 35. “Trup e mendje u tkurrën” – Dogen duke shpjeguar iluminimin

36. “Vetë-realizimi është i pamundimshëm. Ajo çfarë je duke u përpjekur të gjesh, është pothuajse ajo që ti je” – Ramesh Balseka
37. “Kur mendja është e qartë në perfeksion, ja, kjo është ajo çfarë duam” – Byron Katie

38. “Rruga jashtë jetës dhe vdekjes nuk është ndonjë teknikë e veçantë; thelbësorja është të penetrosh për tek rrënja e jetës dhe vdekjes” – Bukko

39. “Qëllimi i jetës shpirtërore është të zgjojë një liri të gëzueshme, një zemër dashamirëse dhe të dhimbsur, pavarësisht gjithçkaje” – Jack Kornfield
40. “Njerëzit zakonisht e konsiderojnë ecjen mbi ujë ose në ajër të pakët, një mrekulli. Por unë mendoj se mrekullia e vërtetë nuk është as të ecësh mbi ujë, a në ajër të rrallë, por të ecësh mbi tokë. Çdo ditë ne jemi të zënë me një mrekulli të cilën as nuk e njohim: një qiell blu, re të bardha, gjethe jeshile, sytë e zinj kuriozë të një fëmije – vetë sytë tanë. E gjitha është një mrekulli” – Thích Nhat Hanh

41. “Të mos mendosh për asgjë është Zen. Sapo vetëdijësohesh për këtë, ecja, qëndrimi ulur, qëndrimi shtrirë, çfarëdoloj gjëje që ti bën, është Zen” – Bodhidharma

42. “Çështja nuk është tek miratimi apo pëlqimi, por thjesht të jesh në gjendje ta lejosh botën të jetë ashtu siç është, pa e fyer, urryer, apo gjykuar atë” – Budizmi tani
43. “Vetëm kur ti mund të jesh tejet elastik dhe i butë, atëherë po, mundesh që të jesh tejet i rëndë dhe i fuqishëm” – Proverbë Zen

44. “Gjithçka varet prej teje. Ti mund të shkosh të flesh përgjithmonë, ti mund të zgjohesh pikërisht këtë moment” – Osho
45. “Të kuptosh gjithçka është të falësh gjithçka” – Gautama Siddhartha

46. “Çdo iluminim, që kërkon të vërtetohet, çertifikohet, sigurohet, njihet, urohet, është i rremë, ose të paktën i paplotë” -R. H. Blyth
47. “Për të ndjekur shtegun, vështro mësuesin, ndiq mësuesin, ec me mësuesin, shiko përmes mësuesit, bëhu mësuesi” – Proverb Zen

48. “Të mësuarit e Zen është një fenomen ari dhe plehu. Përpara se ta mësosh atë, është si ari; pasi e ke mësuar , është si plehu” -Proverb Zen.

Realiteti dhe Natyra e vërtetë e Gjërave

49. “Ti je një funksion i asaj çfarë është duke bërë i gjithë Universi, ashtu sikurse një valë është një funksion i asaj çfarë është duke bërë i gjithë oqeani” – Alan Watts

50. “Në qendrën e palëvizur të rrethit, dikush mund të shikojë t është duke bërë pafundmen e të gjitha gjërave” – Chuang Tzu
51. “As një flok dëbore nuk bie ndonjëherë në vendin e gabuar” -Proverb Zen

52. “Përtej ideve të dashakeqësisë dhe dashamirësisë gjendet një fushë. Atje do të të takoj” – Rumi
53. “Pse është Tao kaq i vlefshëm? Sepse është gjithandej, dhe kushdo mund ta përdorë. Kjo është arsyeja pse ata që kërkojnë, do të gjejnë” – Lao Tzu

54. “Mos e kërko të vërtetën, mjafton të ndalosh së ushqyeri opinionet e tua” – Seng- ts’an
55. “Çdo përjetim i realitetit është i papërshkrueshëm!” – R.D.Laing

56. “Asnjë mendim, asnjë reflektim, asnjë analizë, asnjë kultivim, asnjë qëllim; lëre atë të rregullohet vetë” – Tilopa
57. “Ty nuk të është dhënë më shumë dhimbje sesa mund të përballosh. Ti asnjëherë, nuk merr më shumë nga sa mund të marrësh” – Byron Katie
58. “Në peisazhin e lulëzimit, asgjë nuk është më e mirë, asgjë nuk është më e keqe; degët që lulëzojnë janë disa të gjata, disa të shkurtra” – Eicho

59. “Nuk ka gabim në natyrë” – Byron Katie 60. “Uji i palëvizur nuk ka mendje të perceptojë imazhin e patave që migrojnë” – Proverb Zen
61. “Të gjitha gjërat që vlejnë me të vërtetë, bukuria, dashuria, krijimtaria, gëzimi dhe paqja e brendshme, ngrihen nga përtej mendjes” – Eckhart Tolle
62. “Si një bletë duke mbledhur nektar, e cila nuk e dëmton ose shqetëson ngjyrën dhe aromën e lules; kështu dhe të zgjuarit lëvizin nëpër botë” – Buddha
63. “Zazen është një aktivitet që është zgjatim i universit. Zazen nuk është jeta e një individi, është universi që është duke marrë frymë” – Dogen

64. “E gjithë Hëna dhe i gjithë qielli janë të reflektuar në një pikë vesë mbi bar” – Dogen
65. “Tao në botë është si një lumë që vërshon për në shtëpi drejt detit” – Lao Tzu

66. “Përpiqu të imagjinosh si do të ishte të shkoje të flije dhe të mos zgjoheshe kurrë… tani përpiqu të imagjinosh si do të ishte të zgjoheshe, sikur të mos kishe shkuar kurrë për të fjetur” – Alan Watts

67. “Ti je një e çarë përmes të cilit universi është duke parë dhe duke eksploruar veten” – Alan
68. “Gjërat janë ashtu siç janë. Kur shohim nga jashtë, brenda universit natën, ne nuk bëjmë krahasime midis yjeve të drejtë dhe të gabuar, as midis konstelacioneve të vendosura mirë ose keq”-Alan

69. “Përmes syve tanë, universi është duke perceptuar veten. Përmes veshëve tanë, universi është duke dëgjuar harmonitë e veta. Ne jemi dëshmitarët, përmes të cilëve universi bëhet i ndërgjegjshëm për lavdinë e tij, për madhështinë e tij” – Alan Watts

70. “Kush do të kundërshtonte që, kur unë jam duke rrëkëllyer çaj në dhomën time të çajit, unë jam duke gëlltitur të gjithë universin bashkë me të, dhe se ky moment, kur unë ngre tasin tek buzët e mija, është përjetësia vetë, duke kapërcyer kohën dhe hapësirën?” -D. T. Suzuki

Vetvetja e vërtetë dhe Jo-Vetvetja

71. “Praktikimi i Zen është të harrosh veten në aktin e bashkimit me diçka” – Koun Yamada
72. “Vetja ndahet në dhjetë miliardë shpirtëra ndriçues. Dallojini këto pa i përkitur emrave dhe klasifikimeve” – Hongzhi

73. “Të studiosh budizmin është të studiosh veten. Të studiosh veten është të harrosh veten. Të harrosh veten është të zgjohesh nga të gjitha gjërat” – Dogen

74. “Zbutja e kapjes pas vetvetes, është mjekimi më i fortë për të vënë nën kontroll çekuilibrat mendorë dhe emocionalë” – Dzigar Kongtrul Rinpoche

75. “Nuk i lë të më ikin konceptet – i takoj ata me mirëkuptim. Pastaj ata le të largohen prej meje” – Byron Katie
76. “Shprehja Zen “vrite Budën!” do të thotë të vrasësh çdo koncept mbi Budën, si diçka e ndarë nga vetja” – Peter Matthiessen

77. “Kur ti dëgjon se të gjitha krijesat janë Buda, mos bjer në gabimin e të menduarit, se ka më shumë sesa një Buda” – Zen Graffitti
78. “Ki besim të mjaftueshëm në vete… jo në Atë që mendon të ishe, por në Atë që ti je” – Mazeumi Roshi

Eksperienca e Drejtpërdrejtë

79. “Zen nuk bën pazar me idetë” – D.T.Suzuki

80. “Çfarë është e rëndësishme nuk është doktrina e duhur, por arritja e eksperiencave të vërteta. Eshtë heqja dorë e të besuarit në besim” – Alan Keightley

81. “Menuja nuk është vakti” – Alan Watts

82. “Të përpiqesh të përcaktosh veten, është si të përpiqesh të kafshosh vetë dhëmbët e tua” – Alan Watts
83. “Gishti im mund të tregojë Hënën, por gishti im nuk është Hëna. Ti nuk të duhet të bëhesh gishti im, as nuk të duhet të adhurosh gishtin tim. Ti duhet ta harrosh gishtin tim, dhe të vështrosh atje ku është duke treguar” – Osho

84. “Të pranosh disa ide të së vërtetës pa i provuar, është si një pikturë e një torte në letër, të cilën ti s’mund ta hash” – Suzuki Roshi

Rruga dhe Mungesa e Përpjekjeve

85. “Nëse ti nuk ke mundësi të gjesh të vërtetën pikërisht aty ku je, ku tjetër do të prisje ta gjeje atë?” -Dogen
86. “Kuptimi i jetës është thjesht të jesh i gjallë. Eshtë kaq e qartë dhe e dukshme dhe kaq e thjeshtë. Dhe megjithatë, të gjithë vrapojnë në një panik të madh, sikur të ishte e nevojshme të arrihej diçka përtej vetes së tyre” – Alan Watts

87. “Jeta nuk është aq serioze sa e bën atë mendja” – Eckhart Tolle

88. “Njeriu vuan vetëm për arsye se ai e merr seriozisht atë që Zotat e bënë që të argëtoheshin” – Alan Watts
89. “Uji me baltë kthjellohet më mirë, duke e lënë atë në vetmi” -Alan Watts

90. “Përpjekja më e madhe nuk merakoset për rezultatet” – Atisha
91. “Kur ndiej se më kërcehet, unë kërcej. Nuk dua t’ia di nëse ndonjë tjetër është duke kërcyer, ose nëse të gjithë të tjerët janë duke qeshur me mua. Unë kërcej” – Rachel Danson 92. “Çdo qënie është në kërkim të së vërtetës, por ty të pengojnë frikëra të vogla” – Osho

93. “Të gjithë artistët e vërtetë, nëse e dinë apo jo, krijojnë nga një vend ku s’ka mendje, nga qetësia e brendshme” – Eckhart Tolle

94. “Kërkimi për lumturinë është njëri nga burimet kryesore të mungesës së lumturisë” – Eric Hoffer
95. “Rezistenca ndaj situatave të pakëndshme është rrënja e vuajtjes” – Ram Dass

96. “Që gjërat të zbulojnë veten e tyre për ne, duhet të jemi gati të braktisim pikëpamjet tona rreth tyre” – Thích Nhat Hanh
97. “Një pasues i rrugës nuk as formë, as rrënjë as trung; as vend banimi; është si një peshk që kërcen në ujë” – Proverb Zen Rinzai 98. “Unë nuk mund të të tregoj ndonjë të vërtetë shpirtërore të cilën ti nuk e di tashmë. E gjitha që mund të bëj është të të kujtoj atë që e ke harruar” – Eckhart Tolle

99. “Udhëtimi i njëmijë kilometrave, nis me një hap të vetëm” – Proverb kinez

100.“Kënaqu me atë që ke, gëzoju gjërave ashtu si janë” – Proverb Zen


Përgjigju