A do hyjë në zgjedhje PD? Kryebashkiakja Ademi thotë “PO”


Nga Blerti Delija

A do hyje ne zgjedhje PD? Kryebashkiakja Ademi e Shkodres thote “PO”, madje pas 18 qershorit kryeminister nuk do jete Rama!

E kisha thene e rithene: beteja e te majtes ne Shkoder eshte me kryetaren e Bashkise Voltana Ademi! Edhe pse kishte ardhur ne Shkoder per rreth 1000 tapi legalizimi, edhe pse e perseriti disa here se nuk eshte ne Shkoder per fushate, kryeministri Rama serish shenjestroi Ademin! Kete here e akuzoi per “gjume e moskokecarje” por duke e rritur ndjeshem “steken”: e krahasoi me Bashen kur ishte kryetar Bashkie i Tiranes. Natyrisht, Rama nuk mund te mos fliste edhe per “cadren”, nuk mund te mos bente batuta me te gjithe, nuk mund te mos fliste per 18 qershorin, duke e bere fakt te kryer zhvillimin e zgjedhjeve parlamentare ne ate dite!
E ketu, edhe kryetarja Ademi eshte dakort: zgjedhjet do te behen me 18 qershor! Pavaresisht se Basha tashme e perserit rregullisht se nuk do te kete zgjedhje pa nje qeveri teknike! Dhe sot Rama erdhi ne Shkoder si kryeminister i mazhorances se 2013-es. A thua Ademi di dicka qe nuk e dine demokratet, madje edhe vete Basha? Ne nje replike ne distance, vec te tjerave ajo i kujtoi Rames se do te dale i humbur nga Shkodra dhe se me 18 qershor nuk do te jete kryeminister ai por Lulzim Basha.
Ademi nuk eshte nje kryetare bashkie dosido e PD, por e Shkodres- kryebastion i PD edhe ne ditet e saj me te veshtira. Njekohesisht Ademi eshte edhe kryetare e Shoqates se Bashkive te Shqiperise dhe deri ne 2015, edhe deputete mjaft aktive e PD ne Kuvend. Mbase pa dashje, Ademi e nisi Ramen me nje “bonus” jo te vogel nga Shkodra: me konfirmimin e dates se zgjedhjeve me 18 qershor 2017! Sigurisht, mbase data ishte rastesi, ndoshta edhe nje mundesi qe ti vinte nje afat te prekshem Rames si fund mandati kryeministror! Megjithate, Ademi, edhe me “ndihmen” e Rames, po kthehet ne nje pike referimi ne luften politike te nivelit te larte!


Përgjigju