Angeline Jolie serish ne telashe, ja cila eshte arsyeja


Dokumentacioni që ka Angelina Jolie për adoptimin e djalit të madh, Maddox, përmban informacione false.

 

Kjo deklarate e fuqishme vjen nga 51-vjeçari Mounh Sarath, i cili thotë se i ka nënshkruar dokumentet, duke u paraqitur si babai biologjik i djalit të aktores.

Sarath ka thënë se kishte nënshkruar sikur ai të ishte babai i Maddox në mënyrë që të përshpejtohej procesi i adoptimit. Ai gjithashtu thotë se adresën e ka dhënë në gazeta dhe se Maddox me dokumente është akoma djali i tij.

“Në dokumentet ligjore, Maddox është ende djali im. Angelina, asnjëherë nuk i ka zgjidhur në tërësi problemet rreth adoptimit”, ka deklaruar burri nga Kamboxhia, i cili punon në jetimore dhe merret me punë bamirëse.
Mediat raportojnë se Jolie me gjasë nuk e ka ditur se çfarë po ndodh dhe si ka shkuar procesi i adoptimit.

Aktorja e ka adoptuar Maddox-in në vitin 2002 në Kamboxhia, kur ishte e martuar me Billy Bob Thornton. Që atëherë Angelina ka adoptuar edhe dy fëmijë të tjerë, ndërsa ka edhe tre fëmijë biologjikë me aktorin Bred Pit.


Përgjigju