Arbana Osmanit i soset durimi: Kjo është pyetja e muajit, vitit dhe jetës sime


Ajo është një nga moderatoret më të dashura dhe të njohura të ekranit. Bëhet fjalë për Arbana Osmanin, e cila ka një numër të madh ndjekësish në rrjetet e saj sociale, dhe me sa duket një pyetje e shpeshtë e tyre i ka sosur edhe durimin.

Ajo ka më shumë se 10 vjet që torturohet nga pyetja e famshme “Kur fillon ‘Big Brother’?” Me të drejtë e ka quajtur pyetjen e muajit, vitit dhe jetës.

Ky program që kur ka nisur ka fituar zemrat e gjithë publikut dhe emri i tij lidhet automatikisht me moderatoren historike të tij. Në një moment të tillë, kur ende nuk është zbuluar data e nisjes, të gjithë pyesin se kur fillon.

Ende nuk është bërë publike, por përgjigjja e Arbanës ndaj një komenti të Xhemit, ka treguar që tani jemi dhe një hap më pranë fillimit të spektaklit.

Ndërsa kolegia e ngacmon pse nuk i kishte dhënë një kafe, Arbana i përgjigjet “aaaa kam pas spotin sot”. Dhe të gjitha shanset janë që të jetë spoti i Big Brother. Zakonisht në spot, zbulohet edhe data, kështu që bëhuni gati.


Përgjigju