Big Brother/ Olsi flet për futbollin, lesbikja Kei për LGBT; kësaj i thonë ‘njëri i bie thumbit, tjetri patkoit’


Për çiftet pjesa më e madhe ditës kaloi në pjesën e oborrit, duke marrë rreze e diskutuar mbi tema të ndryshme.

Olsi u pyet nga Kei për karrierën e tij në futboll, por ai u shpreh se tashmë gjithçka mund të quhet e mbyllur. Ai ka një dashuri të madhe për futbollin, edhe pse nuk arriti të vazhdonte karrierën e tij me Klubin e Tiranës. “Tani luaj në kategorinë e tretë, por kjo është vetëm për të mbajtur trupin në formë”, thotë ai.

Më pas Olsi tregon se është duke u marrë me biznes së bashku me vëllanë e tij. Ai më pas pyet Kein për punën që ajo bën. “Kam punuar për LGBT. Kam 6 muaj që e kam lënë. U lodha, kam dy vjet e gjysmë që punoj. Gjynah që i shohin kështu se janë njerëz. Kanë qejfin e vetë, mjafton të mos më cenosh mua”, thotë ajo. Teksa flasin për komunitetin LGBT, Kei thotë se më e vështira është për prindërit ta pranojnë se fëmija e tyre është homoseksual.

“Kei, i vetmi vend në Shqipëri që prindërit se njohin djalin. Ka njerëz që bëjnë jetë të 7-fishtë. Shko në shtëpi me një fytyrë, me shoqërinë me fytyrë tjetër, e dalin me tre fytyra”, thotë ajo.

Ndërsa për Ejonën kjo është një temë që nuk i intereson fare.


Përgjigju