Bosi shqiptar i drogës habit policinë italiane, nuk do e besoni sa klientë kishte


Një shqiptar, i cili mendohet se është një ndër bosët më kryesor të drogës në Itali është prangosur ditën e djeshme.

Mediat italiane bëjnë me dije se arrestimi i 37-vjeçarit shqiptar, emri i të cilit nuk bëhet i ditur, u bë pas një operacioni të antidrogës të policisë së Perugias të quajtur “Big Rock”.

Policia bën me dije se shqiptari vetëm për tre muaj, gjatë vitit 2013 ka qenë i përfshire në 13 raste të shitjes së kokainës.

Po ashtu, nga se bëhet e ditur, 37-vjeçarit i janë gjetur më shumë se 4000 kontakte në numrin e telefonit, që përdorte për të folur me klientët që do të shiste kokainën.

Ai, bashkë me 35 shqiptarë të tjerë ishe kthyer në Shqipëri, ku pasi ka qëndruar për pak kohë, është kthyer përsëri në Itali, duke menduar se nuk do të pikaset nga policia italiane.

Por, ai u lokalizua dhe u prangos jashtë dyqanit të tij që kishte në Ferro di Cavallo, Fontivegge e Cortonese.

Pjesë e hetimit janë të përfshirë edhe 22 persona të tjerë të arrestuar së fundmi.


Përgjigju