Cili eshte 35- vjecari i arratisur nga burgu ne Itali (foto)


Një 35-vjeçar shqiptar është arratisur nga burgu San Michele në Itali të premten që lamë pas. Besnik Mirra ishte dënuar me 17 vite burg për krime kundër pasurisë. Ai kishte shlyer 10 vite të dënimit, dhe duhet të dilte nga burgu në vitin 2024.

Mirra u arratis nga burgu, kur ishte duke punuar për pastrimin e mureve të jashtme të burgut, nga ku mendohet se është ngjitur mbi gardhin rrethues dhe ia ka mbathur. Policia vazhdon kërkimin për kapjen e tij, por akoma nuk kanë arritur në gjurmët e tij.


Përgjigju