Dalin parashikimet, Vllaznia mundet në “Loro Borici” nga Skënderbeu


Vllaznia eshte mundur nga Skenderbeu ne “Loro Borici”, ne nje ndeshje qe parashikohej e veshtire per kuqeblute qe ne vigjilje. Jo vetem kaq, por u perhapen zera se Vllaznia do te toleronte Skenderbeun ne perballjen direkte per te ndihmuar korcaret ti afrohen titullit kampion serish. Ne fakt te gjitha keto mbeten hamendje, ndersa goli i shenuar nga Latifi per miqte ne minuten e 69-te eshte ai qe vulos gjithcka. Pas takimit, ndoshta eshte detyre e specialisteve dhe analisteve te hulumtojne nese kishte dicka te dyshimte nga ana e Vllaznise, apo kaq eshte forca e kuqebluve sidomos perballe nje ekipi kampion si Skenderbeu. Ne vijim, kronika e ndeshjes minute pas minute.

Kronika e ndeshjes

90+5′ Mbyllet ndeshja.

89′ Skënderbeu kryen zëvendësimin e tretë. Largohet Latifi, në fushë Karimi.

88′ Kruja ndëshkohet me karton të verdhë pas një ndërhyrjeje të gabuar.

87′ Skënderbeu kryen zëvendësimin e dytë. Largohet Muzaka, në fushë Nimaga.

81′ Skënderbeu kryen zëvendësimin e parë. Largohet Xhejms, në fushë Gavazaj.

74′ Lilaj ndëshkohet me karton të verdhë pas një ndërhyrjeje të gabuar.

72′ Bicaj ndëshkohet me karton të verdhë pas një ndërhyrjeje të gabuar.

71′ Vllaznia kryen zëvendësimin e tretë. Largohet Bardulla, në fushë Kruja.

71′ Vllaznia kryen zëvendësimin e dytë. Largohet Dyca, në fushë Hebaj.

68′ Skënderbeu kalon në avantazh me anë të Latifit. Mbrojtja shkodrane gabon me kontrollin e topit dhe aty përfiton Latifi i cili hyn në zonë nga e majta dhe e dërgon topin në rrjetë me një goditje diagonale.

57′ Vllaznia kryen zëvendësimin e parë. Largohet Çinari, në fushë Vecaj.

53′ Dyca nëshkohet me karton të verdhë pas një ndërhyrjeje të gabuar.

52′ Salihi tenton me një goditje brenda zonës, por topi kontrollohet pa problem nga Agoviç.

48′ Salihi tenton me një goditje me kokë brenda zonës, por topi shkon jashtë.

46′ Fillon pjesa e dytë. Vllaznia luan topin e parë.

45+1′ Përfundon pjesa e parë.

36′ Latifi tenton me një goditje nga jashtë zonës, por topi shkon jashtë.

31′ Mici ndëshkohet me karton të verdhë pas një ndërhyrjeje të gabuar.

30′ Kalaja ndëshkohet me karton të verdhë pas një ndërhyrjeje të gabuar.

21′ Latifi tenton me një goditje të fortë nga jashtë zonës, por topi shkon jashtë.

5′ Kalojnë në qetësi këto minuta të para të takimit teksa mungojnë rastet e rrezikshme për gol.

1’ Fillon ndeshja. Skënderbeu luan topin e parë.


Përgjigju