Djali i biznesmenit shtyp 3 persona në aksident, vdes dhe vetë


Të paktën katër persona kanë humbur jetën pasi mjeti tip “Porsche”, i cili drejtohej ngë biri i pronarit të “Jumbo” George Vakakis u përplas me një makinë të parkuar “Honda”. Ngjarja ka ndodhur në autostradën Athinë – Lamia. Nga ky aksident i tmerrshëm kanë humbur jetën një fëmijë 3- vjeçar dhe nëna e tij 33- vjeçare të cilët ishin në makinen tip “Honda” te parkuar ne rruge, si dhe George Vakakis, shoku i tij, te cilet udhetonin në “Porsche”. Mësohet se bashkëshorti i 33- vjeçares në ato momente ishte në tualet. Pasi ka dëgjuar shpërthimin e madh, ai është përpjekur të ndihmojë gruan dhe fëmijën e tij, por për shkak të zjarrit ishte e pamundur. Siç mund ta shikoni në këtë video, mjeti tip “Porsche”, vjen me shumë shpejtësi, godet mjetin tip “Honda” i cili ishte parkuar në mënyrë të drejtë, e më pas përplaset me ndërtesën e marketit.

 


Përgjigju