Doni t’i jepni fund kariesit të dhëmbëve? Ja zgjidhja!


Disa shkencëtarë nga Irlanda kanë bërë një zbulim revolucionar për të sulmuar kariesin e dhëmbëve.
Nëse keni dhëmbë të dëmtuar nga kariesi apo doni ta parandaloni formimin e tij, një zbulim shkencorë nga studiues Irlandez sjell zgjidhjen për dhëmbë të bukur dhe të shëndetshëm.
Vaji i arrës ekzotike të kokosit ndikon tek bakteri mutant Streptokokus, i cili prodhon acidin në dhëmbë që është dhe përgjegjës për prishjen e tyre.
Për më tepër ata zbuluan se ky vaj, i kombinuar me enzima tretëse, për shembull pështyma është më efikas.

Kariesi prek 60-90% të fëmijëve dhe të rriturve në vende të ndryshme të botës. Vaji i arrës së kokosit,i modifikuar me enzima nga produkte të higjienës së dhëmbëve mund të jetë një alternativë shumë e mirë për të zëvendësuar aditivët kimikal, të cilët veprojnë në zona relativisht të vogla.


Përgjigju