“E dua por nuk ka lekë, si t’ia bëj?”, dilema që po mundon vajzën nga Tirana


Një vajzë ka një hall të madh. Ajo është njohur me një djalë, i cili i ka kërkuar që të krijojnë një lidhje, por ajo ndodhet në dilemë.

Fakti që i riu nuk ka një shkollë të lartë, nuk ka një punë të mirë dhe s’ka të ardhura të mira e bëjnë vajzën të stepet. Por, nga ana tjetër ajo shprehet se ai i jep qetësi dhe ia ndryshon gjithnjë ditën.

18-vjeçarja tregon se ka vuajtur shumë, ndaj nuk dëshiron që fëmijët e saj të kalojnë atë që ajo ka kaluar. Kjo ësthë ajo që e pengon të lidhet me djalin, ndërsa kërkon nga ndjekësit e JOQ një mendim që mund ta ndihmojë të zgjidhë këtë dilemë të madhe.

Përshëndetje Jeta osh qef!! Nuk dija ku të drejtohesha tjetër sepse të gjithë do më gjykojnë dhe askush s’do të më japë një mendim të vlefshëm nga njerëzit që njoh, prandaj vendosa të drejtohem këtu pasi edhe njerëzit që s’më njohin mund të më japin naj mendim të vlefshëm…. Unë kam kohë që flas me një djalë këtu në Facebook, mund të them që është njeri shumë shumë i mirë! E kam njohur nëpërmjet shoqes sime të ngushtë, kemi biseduar normalisht, më bën të qesh në çdo sekondë, arrin të më ndryshojë ditën, më heq mërzitjet dhe më këshillon për çdo gjë! Unë jam 18 vjeçe, ndërsa ai është 24 vjeç… Është një djalë shumë po shumë i vuajtur…Ka dalë që i vogël jashtë shtetit për të punuar që të mbante familjen e tij, ka punuar në diell e shi që t’i jepte lekë babait të tij maskara! Njs….Ai më ka propozuar mua për lidhje serioze, jemi takuar edhe live, kemi pire kafe, por vetëm kaq! Unë s’e mendoja faktin që do më propozonte… Por jam konfuze shumë, s’dua të dukem materialiste aspak, por edhe unë jam një vajzë e vuajtur, kam jetuar në varfëri dhe s’do të doja ta kaloja pjesën tjetër të jetës sime në varfëri dhe në vuajtje. Çdokush do të thotë që mjafton dashuria, ama edhe dashuria s’mjafton ndonjëherë. Fëmijët me ca do ushqehen? A është e drejtë që ata të kalojnë siç kanë kaluar prindërit? Ku do ishte lumturia kur gjithë jetën do qajë dhe do vuajë! Hallet do ta zhduknin dashurinë! Sepse meshkujt thonë që femrat janë materialiste, por nuk janë të tilla, femrat nuk duan të kalojnë me tej atë çka kanë kaluar në të kaluarën! Ndoshta ky është fakti që shohin edhe lekun………. Por unë jam në një pikëpyetje!Ai as shkollë nuk ka bërë, punon tek një pune jo shumë e përshtatshme dhe pa aspak fitim!! Do t’jua dija shumë shumë për nder po ta publikonit dhe anonim ju lutem!

Përgjigju