E trishtë/ Babai denoncoi zhdukjen e djalit, e gjen pas 2 muajsh në morg: Të tregojë se kush e vrau, do ta fal


jë histori e pazakonte vjen sot në studion e emisionit “Me zemër të hapur”. Ruzhdi Osmani, babai i 5 fëmijëve tregon vdekjen tragjike të djalit, Ermirit, ndërsa kërkon t’i japë zgjidhje disa pikëpyetjeve.

Pas një aksidenti tragjik, i biri kishte humbur jetën, por askush nuk i vuri në dijeni, ndërsa pas 2 muajsh kërkimesh trupi i tij i vdekur u gjend në morg. Pavarësisht lajmit të hidhur që morën për djalin e tyre, familjarët u përballën me një kalvar vuajtjesh, pasi edhe sot e kësaj dite ata nuk e çregjistrojnë dot nga gjendja civile 33-vjeçarin. Babai i Ermirit, Ruzhdi rrëfen makthin që kaloi duke kërkuar për disa kohë djalin, ndërsa mori lajmin e kobtë për vdekjen e tij.

Por, kjo nuk është e vetmja tragjedi për familjen Osmani, pasi në vitin 2000 fëmijët kishin humbur nënën e tyre, ndërsa vrasësi ishte babai i tyre. Pasi kreu vitet e burgut, Ruzhdi Osmani tregon se iu përkushtua a familjes, dhe sidomos Ermirit.

INTERVISTA
Çfarë ndodhi në 8 dhjetor 2016. Kur e patë për herë të fundit Ermirin?

Po do t’ju tregoj, por do them diçka si fillim. Jam munduar që kur kam dalë nga burgu në datën 10 qershor, në 2010. Që nga ajo datë unë u përplasa të shkoj tek Ermiri. Jetonte me qira bashkë me familjen e tij. Ai punonte tek vëllai im, riparonte lavatriçe, sobat. Atje ishte specializuar. Por nuk i pëlqente më ajo pagë dhe nisi të mblidhte kanaçe. Jetonte disi më mirë.

Pse zgjedhja juaj që të jetonit me Ermirin?
Pasi në vitin 2006 me bashkëshorten të iknim nga ajo lagje dhe të dilnin më qendër të Tiranës. unë shkoja dhe vija në Gjermani. Jetonim mirë dhe kishim të ardhura që të bënim një shtëpi tonë. Por ndodhi ajo që ndodhi; vrava gruan time për halle të familjes. E vrava sepse mu thye karakteri për vajzën. Unë i kisha lënë amanet fëmijët. Unë si babai i fëmijëve kisha dy detyrime; që t’i rrisja.
Zgjidha të jetoja me te pasi gjatë 10 viteve të dënimit tim, ai nuk mu nda çdo muaj në burg. Vinte më shihnit. dhe kur të tretem, s’më del e mira që ka bërë im bir. Ermiri e dinte. Çdo javë komunikoja dhe ju dërgoja të ardhura kur isha në Patra të Greqisë. Edukova fëmijët.

Kur e keni parë për herë të fundit?
I urova të dy djemtë ju beftë mirë kafja. në 29 dhjetor e kam parë për herë të fundit. Nuk e kam parë më që atë natë. Nuk erdhi në shtëpi. I thash djalit të dytë, Gentianit që: “merre djalin dhe eja në shtëpi”.

Po nuses së tij i kishit thënë?
Po i kisha thënë. Nuk kishim informacion.

Kur nisët të shqetësoheshit?
Që nga data 10 dhjetor. Më vinin telefonata, por se dimë kush ishin.

Kur e morët në telefon Ermirin?
S’ka pasur telefon me vete. Ermiri ishte një djalë i mirë, ishte i dashur.

Ju se dinit çfarë ka dashur Ermiri në Patok?
Po pra. Këtu më lind dyshimi se çka dashur ai në Patok. Ne çdo darkë e hanim bashkë.

Pse thoni se keni dyshime?
Merrnin në telefon Gentianin, djalin tim që e kishin parë në Vlorë, apo diku tjetër.

Ishte larguar Ermiri kaq shumë?
Jo asnjëherë. Më shumë se 8 orë jo. Ose varet ku e zinte nata. Më pas vinte pinte kafe me mua dhe vëllain e tij.

Punonte dhe jashtë Tirane?
Jo, vetëm në Tiranë. Ai kishte dhe itinerarin e tij në Tiranë.

Ju denoncimin e bëtë më 8 janar..Po si ka mundësi që e bëtë denoncimin shumë vonë?
Po pritëm mos vinte vet. Por nuk erdhi.

Si e përjetuat lajmin kur e morët vesh?
Më mori vajza nga Gjermania dhe më thoja se kishte marrë vesh një lajm që një endacak kishte humbur jetën në Thumanë. Por unë thash: “Cne djali im ai”. S’më erdhi mirë.

Kur e more vesh lajmin e hidhur?
Në 8 shkurt e mora vesh, kur isha në Gjermani. Kam ardhur përgjatë natës në Shqipëri. Mora vesh lajmin, ma dha Gentiani.

Ju thoni ‘do ta fal’, ndoshta këtu nis dhe zanafilla e faljes, pasi juve ju falën fëmijët në 2000-in?
Po. Edhe kur më vdiq djali, më erdhën njerëzit e gruas time.

Nëse personi që ka vrarë djalin tuaj nuk shfaqet dhe nuk vjen asnjëherë..sa do luftosh t’i për të dalë kjo e vërtetë?
Nuk kam unë fuqinë dhe kapacitetin ekonomik për ta ndjekur çështjen nga ana ligjore, por me shpirt, deri sa të japë frymë.

Ju pasi e morët vesh lajmin e hidhur, ju shkuat në spitalin e Traumës dhe takuat mjekun…
Po shkova që ta falënderoja. Doja të dija më shumë se sa vuajti djali. Mund të kisha bërë një vëlla tjetër për fëmijët e mi, pasi mund të dhuroja organet.
vijon


Përgjigju