Fitorja historike e Barçes/ Shqiptari ka mahnitur botën me atë që ka bërë 7 orë para ndeshjes


Përtej fjalëve dhe emocioneve fitorja e mbrëmshme e Barçes ka qenë historike. Madje as vetë Barcelona nuk e ka besuar se do të çojë në shtëpi PSG-në, pas humbjes në ndeshjen e parë 4-0.

Fitorja ka qenë e befasishme, prandaj gjetja e rezultatit të shqiptarit nga Kosova, Ekrem Lutfiu, 7 orë përpara së të fillonte ndeshja ka marrë shumë vëmendje.

Prishtinaliu besoi te fitorja e Barcelonës dhe bëri parashikimin e madh 6-1. Nuk dihet nëse Ekremi kishte vënë skedinë, por mund të themi që një gjetje e tillë, në një ndeshje të këtij lloji ndodh shumë rrallë.


Përgjigju