Flamuri shqiptar valëvitet në mes të Beogradit, Izmir Smajlaj kampion i Ballkanit


Ditën e sotme atleti shqiptar Izmir Smajlaj u shpall kampion i Ballkanit, njëkohësisht theu dhe rekordin kombëtar në kërcim së gjati në kompeticionin që u zhvillua në sallat e mbyllura në Beograd.

Emocionet e ekipit shqiptar ishin të papërshkrueshme kur flamuri ynë u valëvit në mes të Beogradit. A zuri vendin e parë duke kërcyer në distancën prej 7,98 metrash dhe duke lënë pas rumunin Andrei Ionut Neagoe me distancën 7,82 metra dhe grekun Anastásios Galazoúlas me distancën 7,53 metra.


Përgjigju