Flet prostituta shkodrane: Më shitne për 4 milion, tani kam klientë nga të gjitha moshat


Që në moshën 18 vjeçe shtetasja M.N punë të saj të vetmen ka prostitucionin. E braktisur që para shumë vitesh nga vëllai i vetëm i saj, sot edhe pse 50 vjeçe vazhdon që të dalë në rrugët e Shkodrës për të gjetur klientë të ndryshëm.

50 vjeçarja rrëfen se ish-dashuri i saj e ka shitur në Greqi kur ishte 18 vjeçe për 4 milion lekë të vjetër ndërsa thotë se shkoi drejt shtetit fqinj për të krijuar një jetë normale por u detyrua që të shiste trupin e saj për llogari të një personi tjetër. Klientët e 50-vjeçares variojnë që nga 18 vjeç e deri në 70, shumë prej tyre të martuar. Shtetasja M.N nuk ka patur as mbështetjen e familjes së saj që kur ishte shumë e re.

Është e gatshme për ta lënë prostitucionin që bën çdo ditë në rast se shteti apo ndokush tjetër i gjen punë si sanitare ndërsa të ardhmen e saj e sheh të zymtë. Ashtu si shtetasja M.N në Shkodër ka edhe shumë të tjera të cilat shpesh herë me probleme sociale apo në disa raste edhe të detyruara nga tutorët e tyre bëjnë punonjësen e seksit./Starplus


Përgjigju