Goditën me vezë kryeministrin, prokuroria kërkon dënimin e studentëve


Prokuroria e Tiranës ka kërkuar këtë të hënë dënimin me punë në shërbim të komunitetit 8 studentë që tentuan të godisnin me vezë kryeministrin Rama.

Studentët akuzohen për “goditje për shkak të detyrës” dhe “kundërshtim të forcave të policisë” lidhur me ngjarjen e nëntorit të vitit 2015.

Nga ana e tyre, studentët kanë deklaruar se janë kundër kërkesës së prokurorisë.


Përgjigju