I ngec buka ne fyt, vdes ne mes te rruges 58- vjecari, ja kush eshte


Një ngjarje e rëndë ka ndodhur këtë të hënë ku një 58-vjeçar në zonën e Institutit në Tiranë, ka humbur jetën si pasojë e mbytjes nga ushqimi.

58-vjeçari është gjetur i vdekur pranë banesës së tij në rrugën “Ali Zherka”.

Burime për Report Tv bëjnë me dije 58-vjeçari me inicialet K.B  ka ndërruar jetë, pasi i ka ngecur ushqimi në fyt.

Banorët e zonës e kanë gjetur të ndjerin në rrugë dhe kanë njoftuar policinë, e cila pas ekpertizës mjeko-ligjore ka zbuluar se vdekja kishte ardhur si pasojë e mosgëlltitjes së ushqimit.


Përgjigju