Keni euro dhe dollarë? Tani është momenti për ti këmbyer


Në tregun e këmbimit valutor vendas, valutat kryesore euro dhe dollari amerikan u vlerësuan sot ndjeshëm në këmbim me lekun, krahasuar me fillim e javës.

Me një rritje të vazhdueshme këto ditë euro po u drejtohet niveleve të një viti më parë në këmbim me lekun.

Sipas kursit zyrtar të Bankës së Shqipërisë, një euro kushton 137 .03 lekë, nga 134.5 që ishte në fund të dhjetorit 2016.

Pozitat po i forcon gradualisht këtë fund javë dhe monedha e gjelbër amerikane.

Një dollar këmbehet me gati 128.75 lekë, ose 0.20 pikë më shumë se një ditë më parë. Vlerë kjo disa herë më e lartë krahasuar me këmbimin mesatar të disa viteve të fundit.

Ekspertët e fushës shpjegojnë se këmbimi valutor vendas reflekton ecurinë e bursave ndërkombëtare ndërsa, luhatjet janë brenda parashikime te BSH-së.

Image

Image


Përgjigju