Kush e shpiku kompjuterin?


Kompjuterët janë shumë më tepër se sa thjeshtë ata përpunuesit super të shpejtë të shifrave. Më e rëndësishmja, nëse i jepet një seri e re rregullash dhe udhëzimesh, një procesor kompjuteri dhe memoria e tij munden – të paktën në parim – të bëjnë çdo gjë, nga përpunimi i fjalëve, tek fluturimi i një avioni.

Merita për ndërtimin e një pajisjeje të tillë kaq të “zonjën” i shkon matematicienit britanik, Charles Babbage, i cili në vitin 1834 nisi të hartojë plane për atë që e quante “motorri analitik”. Endrra e tij ishte të krijonte një pajisje, marshet, boshtet dhe rrotat e të cilës të mund të rregulloheshin – programoheshin – për të krijuar një sërë detyrash, nga zgjidhja e ekuacioneve, tek kompozimi i muzikës. Fatkeqësisht, vetëm një pjesë e vogël e kësaj mrekullie të inxhinierisë Viktoriane u përfundua.

U deshën të kalonin edhe 100 vjet, para se matematicieni britanik, Alan Turing, të ringjallte idenë e një “makine universale” dhe të investigonte fuqitë e saj teorike. Gjatë Luftës së Dytë Botërore, kolegët e tij thyerës të kodeve në Bletchley Park shfrytëzuan disa prej këtyre fuqive. Pajisja e tyre elektronike u quajt Colossus, dhe ajo theu edhe kodet më të fshehtë të Hitlerit.

Historianët ende debatojnë se kush e ndërtoi kompjuterin e parë, por përgjithësisht bien dakord se inxhinierët në SHBA dhe Britani, të dy ia dolën që të krijojnë makina elektronike që mishëronin ëndrrën e Babbage, në fundin e viteve 1940.


Përgjigju