LËVIZJA E PAPRITUR: Lulzim Basha niset drejt SHBA


Pas deklaratave të prera të kryeministrit Edi Rama se do të hyjë me ose pa opozitën në zgjedhje me 18 qershor, Lulzim Basha bën një lëvizje të papritur.

Kreu i PD-së niset nesër drejt SHBA-ve ku do të qëndrojë disa ditë, gjatë të cilave do të takohet me zyrtare të lartë amerikanë dhe më 27 mars do të marrë pjesë në një samit.

Mësohet se në fokus të takimeve do të jetë situata politike në vend si dhe protesta e opozitës që prej një muaji është duke u zhvilluar fiks para zyrës së Ramës ku është instaluar ‘Çadra e Lirisë’. Nuk dihet se kujt do ia lërë Basha drejtimin e opozitës, pasi çdo ditë lideri i PD-së mban fjalime përpasa protestuesve në çadrën e ngritur në bulevard.


Përgjigju