Lulzim Basha kercenon Edi Ramen: Do kesh fatin e Duces


Kryedemokrati Basha nga çadra në Bulevard ka vijur akuzat ndaj Ramës si dhe ka shprehur vendosmërinë e tij për të bërë rezistencë deri në dorëheqjen e tij dhe krijimin qeverisë teknike.

Basha i ka cilësuar protestuesit e opozitës “misionarë të paqes” ndërsa u shpreh se “po të ishte puna për karshillëk 18 shkurti i dytë e gjen Ramën në lanë jo në zyrë”.

“Edi Rama ta dish se jemi këtu për të të shpëtuar lëkurën që të mos përfundosh si Duçe. Edi Rama ti je i ikur. Këta misionarë janë misionerë të paqes sepse ne duam që ikja jote të ketë sa më pak kosto për Shqipërinë sepse po të ishte puna për karshillëk 18 shkurti i dytë të gjen në Lanë, jo në zyrë. Por ne jemi këtu si patriotë dhe me vendosmëri do t’i sigurojmë Shqipërisë zgjedhje të lira dhe të ndershme dhe anëtarësimi në BE”, tha Basha.

Basha nuk është ndaluar vetëm te akuzat ndaj kreut të qeverisë ku ka vënë nën shënjestër edhe mediat.

“Sado të shpifësh ti dhe ca zullapër që mi ke shpërndarë në disa media zullape, të blera që nga mëngjesi deri në darkë. Nuk ka pasur që prej viti 1990 lëvizje më evropiane se kjo që zhvillohet sot  në këtë shesh. Përfundimi është Republika e re”, tha kreu i opozitës.

Basha gjithashtu u premtoi të rinjve se Republika e re do të anulojë që ditën e parë të qeverisjes së saj ligjin e Arsimit të Lartë.

“U them të rinjve, të çfarëdo partie qofshin, se kur të kenë zgjedhur me vota të lira qeverinë e re, do të firmosim në këtë shesh anulimin e ligjit të arsimit të lartë. Arsimi i lartë publik do të jetë me tarifa të përballueshme nga çdo i ri”, tha Basha.


Përgjigju