Mirupafshim Kim Jong-un? Trump dërgon bombarduesit bërthamorë në rajon


SHBA ka vendosur sulmuesit bërthamore në Gadishullin Korean, ndërkohë që tensionet me Korenë e Veriut rriten cdo ditë e më shumë, raporton “Daily Star”.

Lideri i shtetit vetmitar, Kim Jong-un, ka lëshuar katër raketa balistike në një paralajmërim të rrezikshëm për Donald Trump dhe rajoni, të hënën në mëngjes.

Por presidenti amerikan është duke dërguar avionët bombardues “ B-1” dhe “B-52” të cilët janë ndërtuar për të kryer sulme bërthamore, një shfaqje forcë kjo, kundër Mbretërisë së Kim.

Gjithashtu avionët më të përparuar në botë, “F-35B “ do të mbërrijë në Korenë e Jugut javën e ardhshme.

Kim mësohet se i lëshoi 4 raketat e të hënës  me qëllim që të arrinte  bazën amerikane nga ana tjetër e detit, raportojnë mediat britanike.

Në përgjigje, si Koreja e Jugut dhe Shtetet e Bashkuara kanë marrë pjesë në operacione të përbashkëta, ku njësitë ajrore, detare dhe tokësore kanë marrë pjesë në stërvitje ushtarake.


Përgjigju