Ndërmjetësimi mes ligjit dhe ndryshimeve ligjore përkatëse, sugjerime dhe kritika


Nga Av. Sabina Meta

Pjesë përbërese e paketës për ndryshime ligjore në kuadër të referomës në drejtësi ka qenë dhe ligji “ Për ndërmjetësimin”, ku nga ana e grupit të punës janë hartuar ndryshime legjislative në kuadër të përmisimit të legjislacionit, rritjes se punës, eficences dhe bashkepunimit me institucionet përkatëse.Përmes këtij punimi do të sjell disa nga risitë që janë cituar në project ligj dhe mendimin tim nëse këto risi I shërbejnë apo jo ngritjes dhe forcimit të rolit të Ndërmjetësit në zgjidhjen e mosmarrëveshjeve .  Sic e dimë, referuar Ligjit Nr Nr.10 385, datë 24.2.2011” Për Ndërmjetësimin në zgjidhjen e mosmarrëveshjeve”, ndërmjetësimi është veprimtari jashtëgjyqësore, në të cilën palët kërkojnë zgjidhjen e një mosmarrëveshjeje me anë të një personi të tretë asnjanës (ndërmjetësit), për të arritur një zgjidhje të pranueshme të mosmarrëveshjes dhe që nuk bie në kundërshtim me ligjin. Ndërmjetësimi për zgjidhjen me pajtim të mosmarrëveshjeve është veprimtari e pavarur, vullneteshme( pasi palet me vullnet të lirë drejtohen tek ndërmjetësi) ku ndërmjetësit nuk kanë të drejtë të urdhërojnë apo të detyrojnë palët të pranojnë zgjidhjen e mosmarrëveshje, duke .

Se pari : Referuar ndryshimeve që priten të parashikohen në projekt ligj, të krijohet ideja sikur jemi para dy procedurave ndërmjetësimi, atë vullnetar,  ku palët drejtohen me vullnetin e tyre të lirë tek ndërmjetësi (procedurë tashmë e njohur për ndërmjetësim, si me kërkesë të palëve, ose kur nga ana e Gjykatës pezullohet cështja pasi  e kërkojnë palët)  dhe i detyrueshëm( nocion i ri i futur në bazeë të projekt ligjit) në ato raste kur parashikohet nga ligji transferimi paraprak i ceshtjes nga gjykata, prokuroria ose nje organ administrativ prane nje ndermjetesi të licencuar dhe regjistruar, si dhe detyrueshmëria në bazë të vleres së objektit të padisë.

Cmoj se ky paragraf që është parashikuar në projekt-ligj humb nocionin dhe sensin e ndërmjetësimit në praktikë, sepse  dickaje vullnetare nuk mund ti japësh drejtim obligator pasi  është e drejtë e palës të drejtohet apo jo tek ndërmjetësi para se të fillojë një procedurë gjyqësore. Njëkohëisht nëse është parashikuar ky ndryshim, duhet paraprakisht të shoqërohet me ndryshime dhe ne Kodin e Procedurës Civile apo Procedurës penale ku cështjet nuk do kalojnë për shqyrtim pa u drejtuar më parë tek ndërmjetësi. Parashikimi i kesaj dispozite vetëm në këtë ligj e bën ligjin e cunguar dhe jo të zbatueshëm, duke lënë vend për interpretim dhe duke hapur rrugë praktikave të ndryshme nga  ana e Gjykatës.

Se dyti : Është dicka e bukur risia për pjesmarrjen e ndërmjetësit në zgjidhjen e cështjeve administrative, por mbet e cunguar si rrjedhoje e kufizimit që i vjen atij në bazë të ligjës lidhur me natyrën e cështjeve objekt gjykimi të cilat janë të përcaktuara në projekt-ligj e konkretisht per ceshtjet me natyre administrative qe lidhen me shperblimin e demit te ardhur si rezultat i zbatimit te akteve dhe vendimeve administrative, si dhe per zgjidhjen e pasojave qe mund te vijne per nje pale, individ apo person juridik nga procesi i anullimit ose i shfuqizimit te tyre; Cmoj se roli I ndërmjetësit duhet të jetë present në më shumë procedura administrative sidomos në ato cështje që cenohen interesat pasurore, material, gabime  administrative etj  sepse  do të evitonte ngritjen e një sërë cështjesh dhe rritjen artificial të numrit të cështjeve nëpër gjykata, reduktimin e shpenzimeve të tjera që lidhen me cështjen objekt gjykimi nga ana e palëve ndërgjyqëse.

Se treti : Lidhur me trainimet më duket e padrejtë ndarja e tyre në bazë të viteve të eksperiencës si ndërmjetës sepse është një praktikë e gabuar e cila cënon barazinë mes ndërmjetësave( fundja a janë të gjithë të licensuar, fundja a paguajnë kontribute në mënyrë të barabartë vlen për tu theksuar se ligjet e ndryshme për pjesmarrjen e ndërmjetësit në një proces nuk bëijnë ndarjen në bazë të viteve, por citon prezenca e ndërmjetësit, ndaj një ndarje e tillë në trainim prezumoj se do sjelle diferencime të tjera të mëvonshme të padrejta mes ndërmjetësëve gjatë ushtrimit të profesionit ). Një dallim I tillë më kujton  dhenien e licenses nga Dhoma Kombëtare e Avokatisë ku avoketërve gjer në dhjetë vjet punë kanë të drejtë të përfaqësojnë në dy shkallë gjykimi dhe ato mbi 10 vjet punë në shkallën të tretë e më tej, duke cënuar parimin e barazise dhe të drejtën për të zgjedhur ekspert. Një gabim I tillë ndër vite pritet të rregullohet në bazë të ndryshime në ligjin “ Për Avokatin”, pas  ngritjes së zërit në mënyrë masive dhe pas konstatimit se ishte dicka e gabuar. Cmoj se rrezikohet të përsëritet I njënjti gabim ndaj kjo dispozitë  nuk con në përmisimin forcimin e rolit të ndërmjetësit, por në krijimin e dallimeve, të hirarkisë,uzorpimit të një grupi të vogël dhe mbisundimit duke cënuar parimin e barazisë qoftë mes ndërmjetësave si profesione të lira ku duhet të trajtohen në mënyrë të barabart në të drejta dhe detyrime, por dhe të drejtës së individit të zgjedhë ndërmjetës.

Se katerti : Jam dakord me ofrimin e shërbimeve falas të ndërmjetësimit (në rastet e cituara në project –ligj) por shërbimet juridike falas referuar ligjit përkatës parashikohen për Avoketërit, ndaj paraprakisht duhet shoqëruar dhe me ndryshime në ligjin për ofrimin e shërbimeve juridike falas nga juristët  pranë Ministrisë së Drejtësiesë, duke u cituar dhe për ndërmjetësit.

Se pesti : Cmoj se në kuadër të forcimit të rolit të ndërmjetësit në process, pranë cdo Gjykate duhet të vihet në dispozicion lista e ndërmjetësave të gatshëm që mund të adresohen palët nëse cështja është për gjykim dhe palët nuk I janë adresuar më parë ndërmjetësit .

Se gjashti : Cmoj se cdo ndërmjetës ashtu si dhe cdo avokat, përmbarues, duhet të ketë akces në regjistrin e të dhenave të shtetasve për efekt adresash, në mënyrë që ndërmjetësimi të mos dështojë si rrjedhoje e mosmarrjes dijeni të palës tjetër për efekt të mosgjetjes së adresave.

Mendoj se roli I ndërmjetësit në një process është shumë më I madh se në dukje, por evidentimi I tij dhe forcimi I tij nuk vjen vetëm nga ndryshimi I këtij ligji, por bashkrendimi I punës dhe me ligje të tjera ku të citohet roli I ndërmjetësit, efikasitet dhe akces në korrespondencën zyrtare apo në procedura hetimore, gjyqësore, de jure dhe de facto .


Përgjigju