Ndihma juridike falas. Ngërcet dhe problematikat ligjore perkatese


Nga Av.Sabina Meta

Pjesë përbërëse e paketës së Reformës në Drejtësi janë dhe ndryshimet legjislative të parashikuara në project –ligjin “Për ndihmën juridike” nxjerrë në kuadër të Ligjit nr. 10049, date 22.12.2008, “Për ndihmen juridike” dhe nje rregullore e ministrit të Drejtesise e miratuar me urdhdrin nr.7301/3, date 19.01.2012. Ky projekt ligj parashikon faktin se ndihma juridike falas do të jepet në dy versione, parësor dhe dytësor . Ndihme juridike falas” paresore eshte ndihma juridike qe jepet përmes  keshillimit ligjor dhe asistimit per hartimin e dokumentacionit drejtuar Gjykates. Ndihma juridike dytesore” eshte ndihma juridike qe ofrohet per hartimin e kerkese padive, dokumentave ligjore, mbrojtjes dhe perfaqesimit ne te gjitha shkallet e sistemit gjyqesor ne Shqiperi, duke perfshire dhe procesin e ekzekutimit te vendimit te formes se prere. Ky ligj ndonëse është në fazën e projekt –ligjit , mendoj se ka disa ngërce që duhen parë me vëmendje të ligjvënësit sipas mendimit tim :

Se pari : Sipas këtij projekt –ligji nuk është parashikuar tërësia e organeve që mund të japin Ndihmë juridike falas. Qëllimi i këtij ligji është që të ndihmojë përsonat në nevojë që nuk mund të përballen me shpenzimet gjyqësore, avokatore etj, për ti dhënë mundësi që të kenë akces në gjykatë. Por sipas këtij ligji, ndihma juridike, përfshin shpenzimet avokatore dhe gjyqësore, duke anashkaluar faktin se një gjyq përvec atyre që cituam më lart ka nevojë për dokumentacion ligjor apo të noterizuar, apo pjesmarrjen e ekspertit në fusha të caktuara duke përfunduar me ekzekutimin e vendimit.  Duke qenë në këto kushte mendoj se duhet zgjeruar roli i organeve pjesmarrës në ofrimin e ndihmës juridike falas në mënyre që ajo të jetë e plotë dhe jo e cunguar, duke përfshire përvec Avokatit, noterin , ndërmjetësin, përbaruesit, ekspertëtit të  fushes.

Se Dyti : Është anashkaluar dhe nuk është cituar roli i Ndërmjetësit në ofrimin e ndihmës juridike falas, ndërkohë që sipas ndryshimeve të cituara në projekt –ligj “ Për Ndërmjetësimin” , citohet ofrimi i shërbimit falas nga ana e Ndërmjetësave. Kjo gjë krijon hendek ligjor që duhet rregulluar dhe duhet të mirret në konsideratë.

Së treti : Cmoj se procedura e parashikuar në ligj, në të cilin përsoni që kërkon ndihmë juridike falas duhet të paraqesë paraprakisht kërkesë në gjykatë me dokumentacionin e parashikuar në ligj që pastaj të shqyrtohet nga kjo e fundit e cila të vendosë për pranim apo jo dhe me vonë të ankohet, mendoj se e gjithë kjo cënon sensin e dhënies së një drejtësie të shpejte dhe efikase sepse .

  • Ofrimi i ndihmës juridike nuk duhet të jetë objekt shqyrtimi nga gjykata paraprakisht, por duhet te ketë zyrë përktëse Drejtoria e Ndihmes Juridike , që shqyrton dokumentacionin dhe shqyrton vlefshmerine
  • Eshte nje procedure e gjate e nderlikuar që nuk ndihmon por e zvarrit me shumë personin që kërkon ndihmë juridike falas duke cënuar të drejtën për akces dhe gjykim brenda një afati të arsyeshem në krahasim më një shtetas që ka mundësitë juridike, duke cënuar kështu parimin e barazisë dhe duke mos i dhënë kuptim ligjit
  • Sjell rritje të numrit të cështjeve nëpër gjykata në mënyrë artificiale .
  • Nuk parashikohet me ligj si do procedohet kur gjyqtari që ka dhënë vendim pozitiv/negativ për ofrimin e ndihmës juridike ështe i njënjtë me gjyqtarin e ceshtjes sipas shortit , kjo e fundit a përbën kriter për heqje dorë nga gjykimi .

Së katërti : Në projekt-ligj parashikohet se personi që përfiton ndihmë juridike falas , pasi merr vendimin nga Gjykata ka të drejtë të shkojë te Dhoma kombëtare e Avokatise dhe të zgjedhe avokatin që do nga lista e Avoketërve që do ti vihen në dispozicion . Kjo dispozitë më duket pa sens, mendoj se duhet proceduar me avokeëtër të gatshëm duke hartuar listat e gatishmerise nga DHKA.

Së pesti :  Në ligj citohet se, kur gjykata refuzon kërkesën për ofrim ndihmë juridike falas, personi që ka bërë kërkesë ka të drejtë të ankimojë. Me të drejtë lind pyetja , ku duhet të drejtohet personi interesuar të ankimoje dhe si ??

Mendoj se ndihma juridike falas , duhet të jete efikase e mennjehreshme dhe e drejtperdrejte duke evituar zvarritje, ngerce, hapesira per interpretim, apo mungese zbatueshmerie. Persa me lart cmoj se projekt-ligji ne fjale ka nevoje per rregullime te metejshme qe te jete ne perputhje me standartet nderkombetare .


Përgjigju