Ngriti flamurin shqiptar në Beograd, flet kampioni: Nuk ka kënaqësi më të bukur


Izmir Smajlaj fiton medalje të Artë në Beograd.

Titulli i kampionit të Ballkanit në salla të mbyllura nuk ishte i papritur për Izmir Smajlajn. Këtë e pohoi vetë atleti i kërcimit së gjati pas suksesit të së shtunës në Beograd.

“E dija që kisha për ta finalizuar në këtë mënyrë. Përfitoj nga rasti të falënderoj trajnerin dhe fizioterapistin Ilirian Haxhaja për këtë arritje. Nuk kishte kënaqësi më të bukur se sa të çoje lart flamurin shqiptar në mes të Beogradit”, u shpreh mes emocionesh Smajlaj.

Atleti shkodran bëri të këndohet himni shqiptar duke ngritur flamurin kuqezi në kryeqytetin e Serbisë pasi doli i pari në garën e kërcimit së gjati në Kampionatin Ballkanik të sallave të mbyllura.

Izmajlaj kërceu 7.98 metra duke vendosur dhe rekord të ri kombëtar për Shqipërinë. Rivalët e tij më të fortë në këtë garë ishin rumuni Neagoe dhe greku Galazulas, të cilët u renditën respektivisht më vendet 2 dhe 3 me 7.82 dhe 7.53.

 

23-vjecari rezultatin e tij më të mirë e regjistroi pikërisht në hedhjen e fundit duke treguar se përveç aftësive teknike është dhe shumë i përgatitur psikologjikisht.

Screenshot_5-610x400

 


Përgjigju