Nis shitja e biletave për ndeshjen Itali-Shqipëri, çmimet janë befasuese


Ndeshja Itali-Shqipëri  e vlefshme për eliminatoret 2018 po pritet me interes të madh nga tifozeria, kjo edhe por shkak se historikisht shumica dërrmuese e shqiptarëve kanë bërë tifozllëk për kombëtaren italiane, por kohët kanë ndryshuar dhe tani kemi kombëtare tonën që po na bën krenarë dita-ditës.

Në një deklaratë zyrtare, Federata Shqiptare e Futbollit ka njoftuar:

FSHF bën me dije që ka nisur edhe shitja e biletave per ndeshjen eliminatore zyrtare të 24 marsit në Palermo, mes Italisë dhe  Shqiperisë, qe do te zhvillohet ne stadiumin “RENZO BARBERA”, në Palermo. Në dispozicion të tifozëve shqiptarë janë biletat tek sektori i tifozëve miq dhe ÇMIMI i tyre është 12 euro.

Të gjithë sportdashësit dhe personat e interesuar të drejtohen pranë FSHF dhe te jene te pajisur me kartat e identitetit në mënyrë që të kenë mundësi për tu pajisur me biletën e ndeshjes.

 


Përgjigju