Penalltia e Bakajt thyen Laçin, Vllaznia “sheh” Europën


Vllaznia mposht Laçin dhe katapultohet përkohësisht në vendin e katërt, në pritje të ndeshjes mes Teutës dhe Luftëtarit që mbyll javën e 25-të të Kategorisë Superiore.

Shkodranët triumfuan 1-0 në shtëpi falë një goli të Elis Bakajt dhjetë minuta pas pushimit mes pjesëve. Sulmuesi shënoi golin e katërt personal me fanellën kuqeblu duke shndërruar në gol një penallti të dyshimtë pas një dyluftimi në zonë mes Shalës dhe Pjeshkës.

Miqtë nga Kurbini patën dy raste të pastra për të zhbllokuar ndeshjen në pjesën e parë, por traversa i mohoi golin Qaqit kurse Mensah shpërdoroi përballë portierit Selimaj.

Me këtë trepikësh ekipi i Armando Cungut ngjitet në kuotën 32, +2 nga Tirana dhe Luftëtari. Kurse Laçi mbetet i parafundit me 22 pikë


Përgjigju