Përdhunonte dhe rrihte gruan në sy të 3 fëmijëve të mitur, pranga 44-vjeçarit shqiptar në Itali


Dhuna seksuale dhe rrahjet e vazhdueshme që i bënte të shoqes, i kanë kushtuar lirinë një 44-vjeçari shqiptar, rezident në Itali.

Mediat italiane raportojnë se shqiptari i ka shkaktuar dëmtime fizike por dhe emocionale gruas së tij 43-vjeçare. “Ansa’ shkruan se çifti jetonte në Savignano prej vitesh. Pas dhunës seksuale dhe fizike ndaj saj, kishte qenë pikërisht gruaja që kishte denoncuar në polici burrin e saj, identiteti i të cilëve nuk dihet.
Shqiptari dhunonte gruan
Drama thellohet akoma më shumë, pasi 44-vjeçari kishte dhunuar, fyer, kërcënuar, madje dhe përdhunuar gruan në sy të tre fëmijëve të tyre të mitur. Tashmë ai ndodhet në paraburgim nën akuzat ‘Marrëdhënie seksuale me dhunë’ dhe ‘Dhunë në familje’.


Përgjigju