Pohimi shokues: Sllobodan Milloshevic eshte gjalle


Ish-presidenti serb, Slobodan Milosheviç, është gjallë dhe arkivoli në funeralin e tij ishte bosh, ka thënë admirali kroat në pension Davor Domazet Losho.

 

 

Siç shkruajnë mediat serbe, përcjell Telegrafi, admirali kroat së bashku me dy gjeneralë të tjerë kroatë, gjithashtu në pension janë mbledhur në Asamblenë e Përgjithshme të Kroacisë për të mbajtur leksione, të cilat sipas medieve serbe janë skandaloze.

Megjithatë sipas medieve serbe, Domazet-Losho ka thënë se nuk është e garantuar nëse Slobodan Milosheviç është varrosur nën një bli në Pozharevc. “Arkivoli në funeralin e Milosheviçit, i varrosur në vitin 2006, ishte bosh”- ka thënë ai.

Por admirali kroat nuk ndalet me kaq. Sipas mediave serbe, ai ka thënë gjithashtu se Tito ishte një agjent rus.


Përgjigju