Polumbares i bie te fiket , ja cfare ben kryebashkiaku


kryebashkiaku2.jpg

Një ngjarje aspak e zakontë ka ndodhur sot në Turqi në ceremoninë përkujtimore për tragjedinë e 1 Marsit të vitit 1958 të Anijes së Uskudarit në Karamurselit.

Në ceremoninë përkujtimore ku u mbytën rreth 400 persona si pasojë e një furtune, polumbarët ishin futur në ujë për të vendosur kurora me lule.

Gjatë ceremonisë kryebashkiaku i Karamursel-it, Ismail Yildirim, vuri re se një polumbare grua ishte në vështirësi. Ajo po kërkonte ndihmë si pasojë e një gjendjeje të fikëti.

Nga pamjet shihet se si kryebashkiaku ka hequr kollaren, xhaketën dhe këpucët dhe është hedhur në ujë për t’a shpëtuar.

Kryebashkiaku e nxorri nga uji pëlumbarën dhe më pas ajo është dërguar në spital për mjekim të specializuar.


Përgjigju