Prindërit ikin në Tiranë, 16-vjeçari i ‘jep’ lajmin më të hidhur të jetës


Mbrëmjen e djeshme rreth orës 22:35 një ngjarje e rëndë ka tronditur Dukatin në Vlorë. Një 16-vjeçar i ka dhënë fund jetës duke u vetëvrarë me armë gjahu.

Sipas policisë së Vlorës, D.J 16 vjeç ka qëlluar veten më çifte në kasollen e bagëtive të imëta, ngjitur me banesën.

Në momentin kur i riu minoren ka kryer këtë akt, ka qenë vetëm në banesë dhe është konstatuar i pajetë nga prindërit sapo këta të fundit ishin kthyer nga Tirana.

Në këto kushte kanë njoftuar menjëherë Policinë e Vlorës.

Grupi hetimor po kryen hetimet për sqarimin e rrethanave dhe për zbulimin e shkaqeve të ngjarjes.


Përgjigju