Reagimi i vogëlushit që sheh nënën e tij për herë të parë do t’ju përlotë!


Videoja e një foshnjeje nga Danimarka, i cili mbrëmë ka parë nënën e tij për herë të parë, është bërë virale në internet.

Vogëlushi i quajtur Emil, ka patur probleme me shikimin që prej lindjes së tij. Prindërit bënë të pamundurën që ai të shihte, duke i vendosur syze optike me numër +7.0.

Ka qënë nëna e tij, e cila ka dashur që këtë çast ta shndërrojë në kujtimin më të bukur të djalit, pa e ditur se do të shndërrohet në videon më të klikuar të momentit.

 

Teksa e ëma i vendos syzet, reagimi i Emil-it është i adhurueshëm. Fillimisht shtang, por pasi kupton që përballë është nëna e tij, fillon të qeshë dhe ndërkohë përlotet.

“Sot është një ditë e mrekullueshme, Emil tashmë ka syzet e tij”, shkruan ajo në Instagram, duke kujtuar se i është dashur kohë e gjatë dhe shumë mund që të arrijnë deri këtu.

Menjëherë pas postimit, njerëzit nga e gjithë bota komentonin të emocionuar, ndërsa videoja u kthye në një sensacion edhe për median.

 


Përgjigju