Samsung S8 apo iPhone 8, zgjedhje e veshtire (video)


Asnjëherë nuk ka pajtime mes përdoruesve të iPhone dhe atyre të Samsung. Për shumë njerëz, iPhone konsiderohet si “mbret” i telefonave android.

Për pjesën tjetër të njerëzve Samsung është kulmi i teknologjisë së telefonave. Por, dilema pritet të marrë fund nga koncepti i ri i dy kompanive që vijnë me produktet e reja, iPhone 8 dhe Samsung Galaxy S8. iPhone 8 duket se do të jetë i ridizenjuar komplet me kamera para me infrared.

Po ashtu do të ketë sensorë 3D për të shtuar fytyrat e njerëzve në aplikacione e lojëra, apo njohjen e fytyrës. Në anën tjetër Samsung do të dal me ekran më të madh, 5.7 inç ndërsa po ashtu tejet të mëdha do të jenë përmasat e memories.

Ekspertët e teknologjisë janë duke analizuar se cili produkt i gjigantëve do të jetë më i mirë.

Në këtë video mund të shikoni edhe analizën e dy produkteve që shpejt mund të jenë në duart e juaja.


Përgjigju