“Sarasvatiçandra”, ja çfarë do të ndodhë këtë javë…


Gjatë kësaj jave do të ndiqni:

Kumud merr disa letra nga një person i panjohur. Ajo shkon tek vendi ku e adreson letra dhe habitet kur sheh mamanë e Sarasit, Sarasvatin. Kumud i kërkon doktorit ta nxjerrë nga spitali, por ai i thotë se Sarasvati nuk është në gjendje të mirë mendore dhe nuk mund ta nxjerrin.

Sarasit i bie të fikët. Doktori i thotë se e ka prej stresit dhe duhet të pushojë. Kumud vendos mos t’i thotë njëherë për njëherë Sarasit për mamanë e tij.

Guman shkon tek Sarasvati dhe i thotë asaj se Kumud është vajza që e ka larguar atë nga djali dhe bashkëshorti.

Kumud shkon përsëri për të takuar Sarasvatin por mjekët nuk e lejojnë pasi ushqimi që ajo kishte sjellë për Sarasvatin ishte i helmuar.

Edhe Saras e merr vesh që mamaja e tij është gjallë. Ai shkon takon mamanë e tij e cila lumturohet kur e takon. Saras e merr Sarasvatin në shtëpi.

Mamaja e Sarasit nuk e do Kumudin sepse kujton fjalët që i ka thënë Guman. Ajo i thotë Sarasit ta mbajë larg.

Dugba mundohet t’i kujtojë të shkuarën Sarasvatit.

Sarasvati i kërkon Sarasit të martohet me Artin, infermierja që po bashkëpunon me Gumanin.


Përgjigju