Secili nga ne e ka në dorë ndryshimin


Askush nuk është i destinuar të jetojë përjetësisht si viktimë e fatit të vet apo asaj çfarë të tjerët kanë mbjellur ndër ne. Sigurisht zgjedhja për të ndryshuar i takon vetëm individit dhe ska stinë më të bukur për ta guxuar se sa pranvera. Atëherë kur natyra ndërron për mirë është momenti që edhe ne të kërkojmë më të mirën për vehte.

Jeta është një.

Nëse do të përpiqemi ta jetojmë për vete si të tillë, do të lejojmë dhe të tjerët ta bëjnë.

Dhe bota do të jetë më e bukur.

* * *

“Nëse do të më jepej mundësia të jetoja edhe njëherë;
në jetën tjetër do të zgjidhja të bëja më shumë gabime. Nuk do të isha kurrë kaq perfeksionist.

Do të kundërshtoja më shumë dhe do të isha më pak serioz nga ç’kam qenë. Në të vërtetë do të merrja seriozisht shumë pak gjëra në jetë.

Do të isha më pak i dhënë pas pastërtisë;
do të ndërmerrja më shumë risqe e
do të zgjidhja të udhëtoja shumë.
Do të shikoja më shumë perëndime;
do të ngjisja më shumë male;
dhe do të notoja në më shumë lumenj.

Do të vizitoja vende që kurrë s’kam qenë.
Do të haja më shumë akullore e më pak perime.
Do të kisha më shumë probleme reale e më pak imagjinare.

Unë kam qenë një nga ata njerëzit që ka jetuar me arsye dhe me precizion çdo moment të jetës së vet;
sigurisht që kam patur momente të gëzueshme, por nëse do të mund të kthehesha pas do të isha vetëm në kërkim të momenteve të mira.

Në rast se nuk e dini, jeta përbëhet vetëm nga momentet dhe jo nga humbja e të sotshmes.
Unë isha nga ata njerëz që nuk shkoja gjëkundi, pa një termometër me vete, një çadër apo një parashutë; por po të mund të jetoja edhe njëherë, do filloja të dilja zbathur që në pranverë e s’do ndalesha deri në fund të vjeshtës.

Do të bëja më shumë gjiro në karrocë,
do të vështroja më shumë agime e do të luaja më shumë me fëmijët…

sikur ta kisha edhe njëherë jetën para…,

por siç e shikoni jam 85 vjeç dhe e di se po vdes.

Nga “Momente” të Jorge Luis Borges


Përgjigju