SHERR LIVE/ Gazetarja e njohur- Bashes: Edhe ti me ke dhene para! Basha: Mos bej cic- mice!


Kreu i PD-së Lulzim Basha është bërë pjesë e replikave Live në televizion me gazetaren Anila Basha.
Në një lidhje të drejtpërdrejtë me emisionin e gazetares Rudina Xhunga “Dritare”, Basha ka replikuar me gazetaren Anila Basha e cila e ka pyetur nëse e ka lënë partinë pa kryetarë nëpër rrethe dhe si do hyjë në zgjedhje.
Basha: Mos bëj cic-mice, mos bëj zhurmuesin, hajde bëhu anëtare e PD dhe merre ti në dorë drejtimin e PD.
Gazetarja: Me batuta si këto nuk fiton dot zgjedhje, nuk ke kryetarë të PD-ve nëpër rrethe o zotëri, si do hysh në zgjedhje?
Basha: Kur ti flet dhe unë flas nuk dëgjoj.
Por gazetarja nuk e ka lënë me kaq, teksa në një moment ia ktheu: Më keni dhënë dhe ju lekë zoti Basha kështuqë nuk eklipsohem nga kjo

Përgjigju