Shokuese, babai djeg me ujë të nxehtë vajzën 14-vjeçare  


Adoleshentja përvëlohet me ujë të nxehtë nga babai pasi ndërhyrë në shuarjen e sherrit me prindërve. Ngjarja e rëndë ka ndodhur pasditen e djeshme në Durrës, ku 14-vjeçarja ka marrë plagë të rënda në trup. Sipas policisë babai  K.Xh., 45 vjeç, banues në Durrës, u shpall në kërkim, pasi rreth orës 18:00 të pasdites së djeshme, në banesë, në gjendje të dehur, pas një konflikti me bashkëshorten e tij, e i ka hedhur ujë të nxehtë, vajzës së tij, A.Xh., 14 vjeçe, e cila është përfshirë për të shuar konfliktin midis prindërve.

Për pasojë, e dëmtuara është djegur në këmbë dhe ndodhet në repartin e djegieve në QSUT, Tiranë, nën kujdesin e mjekëve. Menjëherë pas ngjarjes i tronditur nga ajo që bëri, 45- vjeçari i cili ujin e nxehtë e kishte nisur për të shoqen, u largua nga shtëpia duke humbur gjurmët. Ndërkohë që policia vijon punën për kapjen e tij, në ngarkim të 45- vjeçarit materialet i kaluan Prokurorisë së Durrësit për veprën penale “Dhunë në familje”.


Përgjigju