Shqiptari lë pa fjalë jurinë e “The Voice of Germany” (video)


Shpresim Ahmeti është djali që arriti të kthente të pestë anëtarët e jurisë në konkursin e talenteve ‘The Voice’ në Gjermani.

Ai është një student në Gjermani dhe mbrëmjen e djeshme, i riu ka dalë në skenën e shfaqen së tretë të sezonit të gjashtë të “The Voice of Germany” dhe ka mahnitur jurinë e publikun me zërin e tij.

Talenti i 18-vjeçarit ka marrë vëmendjen e mediave gjermane që kanë shkruar për “zërin e tij brilant”.


Përgjigju