“Të hekurta” në politikë por “dorëzohen” përpara këtij mashkulli


Politika është e egër, e sidomos nëse mandati përfaqësohet nga një deputete femër. Shqipëria në të gjithë historinë e saj politike, ka pasur fatin e mirë të kishte e që vazhdon ende të ketë, gra të forta, të përgjegjshme për detyrën e tyre.

Sfidës së tyre, i shtohen edhe paragjykimet por pikë të dobët, duket se kanë të gjitha meshkujt. Pjesën e racionalitetit dhe forcës që tregojnë në parlament apo në debatet politike, e harrojnë kur janë pranë familjes. Sidomos me fëmijët e tyre djem; këtë e kanë pohuar vetë ato.

Mimi Kodheli

mimi

Ndaj të birit, Ministrja e Mbrojtjes gjatë një intervistë pohoi se ndonjëherë e tepron pak me kujdesin ndaj Mikelit.

“Gratë kanë prirjen për të qenë mbrojtëse të familjes dhe të fëmijëve. Unë e mbroj tim bir në mënyrë të ekzagjeruar. Por nënës i falen këto gjëra.” Nga ana tjetër, në politikë thotë se asgjë nuk e bën me ndjeshmëri, dhe nuk e lë asgjë të kalojë lehtë, pa thënë asnjëherë “let it be” (le të shkojë si të shkojë).

Grida Duma

grida-duma

Një nga figurat në PD, që është cilësuar si një ndër debatueset më të zjarrta në diskutimet politike. Çdo debat e çon deri në fund me të gjitha argumentat. E ndërsa vetë duket shumë racionale, shumë larg iluzioneve, të birin e ka lejuar të besojë tek Babagjyshi.

“Darienin e surprizoj çdo vit, ai kënaqet me dhuratën që i kërkon Babagjyshit”.

Eglantina Gjermeni

eglantina

Gjermeni është nënë e dy fëmijëve me shumë diferencë. I madhi, djali Erik tani ka hyrë në moshën e pjekurisë, e megjithatë Ministria e Zhvillimit Urban vijon të kujdeset për të, edhe pse atij nuk i pëlqen edhe aq shumë.

“Jam e dhembshur, e kujdesshme, shumë e ndjeshme, mundohem t’i ofroj shumë dashuri e përkujdesje, madje ndonjëherë më duket sikur e teproj, sidomos me djalin që tani është adoleshent dhe nuk i do shumë përkujdesjet. Shpesh më thotë: “Ti ma’ bëhesh shumë merak”.

15 vite pas lindjes së Erikut, erdhi në jetë edhe fëmija i dytë, Megi, e cila është ende e vogël. Duke qenë në një moshë kur formësohet ajo çfarë do të bëjë në jetë, Gjermeni thotë se kujdeset shumë, deri në tepri, që ai të përgatitet siç duhet.

“Ndonjëherë më duket se bëhem shumë mbrojtëse e mbase nuk i lë hapësirën e duhur, por nga ana tjetër, jam kritike, stoike. Kur është puna për gjëra që duhet t’i bëjë, nuk toleroj!”

Jozefina Topalli

 

Ish-kryetarja e Parlamentit Shqiptar, Jozefina Topalli, pranoi se edhe pse i do shumë të dy fëmijët, djalin e ka “pikë të dobët”.

“Të dy fëmijët i dua shumë.”, tregoi ajo në një intervistë Megi më ka bërë të ndihem nënë për herë të parë. Emocionet dhe netët pa gjumë janë të paharrueshme. Por aty ku dridhem, është djali.”

Genari është fëmija më i vogël i Jozefinës, që ka edhe një vajzë më të madhe, Megin.

Majlinda Bregu

Majlinda Bregu një ish-Ministre e Integrimit dhe sot një nga deputetet me peshë në PD, nuk është e njëjta në familje, sic e shohim në parlament. Bregu është pjesë e rrjete sociale, dhe në Instagramin e saj, mund të shohësh teksa ajo poston momente të bukura pranë familjes, me vajzën Kejda apo djalin Enes.

 

 

E ndërsa ruan një marrëdhënie shumë të mirë, “si shoqe” me vajzën e saj adoleshente, të birin e shfaq shpeshherë gjatë veprimtarive të tij të përditshme: teksa pikturon, teksa luan, dhe për ditëlindje i organizoi një festë ku torta kishte formën e topit me ngjyrat e skuadrës së tij të zemrës, Milanit.


Përgjigju