“Të lexosh Siddhartën tejkalon marrëdhënien e njeriut me një libër të zakonshëm”


Nga Keti Bazhdari

Siddharta është një libër i shkruar nga shkrimtari gjerman Herman Hese, të cilit iu akordua çmimi Nobel ne 1946.

Për mua të lexosh Siddhartën tejkalon marrëdhënien e njeriut me një libër të zakonshëm, pavarësisht përmasave fine të tij dhe gjuhës tejet të thjeshtë me të cilën zgjedh të shprehet autori, pikërisht kjo e bën magjik këtë libër, pasi ka aftësinë të fitojë zemrën e një lexuesi me cilësinë e një bible të kohëve moderne, të cilën e zgjedh ti dhe jo ajo ty.

Siddharta duhet të ishte një tekst, që duhet t’i referoheshin orë të tëra mësimi nëpër shkolla, pasi nuk ka fanar më të guximshëm se ky libër, të ndriçojë me kaq lehtësi, shpirtrat e pështjelluar adoloshencial, deri në skutat më të errëta të tyre, të cilat kur nuk shlyhen kohë, i ngjiten nga pas individit për tërë jetën duke e detyruar ta shohë botën jo siç është realisht, por përmes filtrave të dritëhijeve të së shkuarës.

Kjo mungesë koherence e bën individin të pakuptuar me vehten, me të tjerët dhe e kthen në skllav të materies rrethuese, qoftë kjo para, pronë apo të çfarëdo cilësie të prejardhur nga këto dyja, siç është pushteti ekonomik, politik deri tek patriotizmat dhe fanatizmat e kota.

Të gjitha janë pasoja të afsheve gjysmake rinore, që pengohen me një rigorozitet idiot të vibrojnë në kohën e duhur bashkë me qenien nga vetë zakonet dhe injoranca që shoqëron kulturën pedante, por nga ana tjetër, shumë pak kohë më pas, askujt s’i intereson të kthejë kokën dhe të kuptojë si u përkthyen këto pengje vibrante ne tërmete për njerëzimin, si pushtime, luftëra, diktatura, terrorizëm, vrasje, përdhunime, tortura etj.

Bota nuk mund të mjaftohet duke kujtuar si papagall të kaluarën që përsëritet një formë a një tjetër. Bota ka nevojë të kuptojë vetveten dhe tu hiqet kërkimit të thesareve të rreme. Ka mijra vjet që zhgënjehet nga sharmi i tyre dhe prapë vazhdon. S’ka lumturi së jashtmi, vetëm së brendshmi thotë Siddharta dhe këtë kërkon të ta mësojë dhe unë them se ia del.

Prandaj ua sugjeroj gjithmonë miqve të mi


Përgjigju