Toleroi Vllaznia? Ja çfarë thotë Armando Cungu pas humbjes me Skënderbeun


Pas humbjes ndaj Skënderbeut në Shkodër, Armando Cungu u shpreh se skuadra e tij luajti mirë dhe u ndëshkua nga një gabim i vetëm. Ja deklarata e tij për emisionin “Gol pas Goli”

“Keqardhja është e madhe, kur humbet në shtëpi. Duhet pasur parasysh edhe rivali që kishim përballë. Kishim probleme formacioni, që nuk ishin të vogla. Skuadra luajti shumë mirë, gabuam vetëm te goli, një situatë që mund të zgjidhej lehtë, por falëm një aksion që prodhoi golin. Është një disfatë që mund të na dëmtojë moralisht.”

“Ne vazhdojmë punën, nuk merremi me thashethemet, por jam i përqendruar vetëm tek ekipi. Kemi mungesa të shumta, po të kishim një grup më të plotë, nuk do të dilnim pa pikë. Gabuam në një rast, nuk i vë faj mbrojtjes në atë moment, janë gjëra që ndodhin. Jam i kënaqur nga rritja e disa lojtarëve të talentuar, që luajtën mjaft mirë.”

“Është e vërtetë që jemi shumë bujarë në lojë, lëmë shumë hapësira dhe luajmë butë. Realisht në përgjithësi Vllaznia mund veten, nuk e mposhtin kundërshtarët, pasi bëjmë gabime elementare. Është e vërtetë që kjo vjen nga presioni i madh, por duhet të dimë t’i menaxhojmë më mirë disa situata dhe të sillemi me më shumë personalitet në fushë. Përballë kishim një rival cilësor, që shfrytëzoi rastin që pati, por edhe ne krijuam rastet tona, por nuk i shfrytëzuam.”/qiriu.net


Përgjigju