Trump nuk tërhiqet/ Firmos urdhrin e ri që ndalon hyrjen e myslimanëve në SHBA, por heq një shtet


Presidenti amerikan, Donald Trump pritet të firmosë sot urdhrin e ri ekzekutiv që ndalon udhëtimin drejt SHBA-ve, nga disa vende me shumicë myslimane, citohet të ketë thënë një burim i lartë i Shtëpisë së Bardhë, për “Reuters”.

Por në urdhrin e ri, pritet të ketë një zëvendësim krahasuar me versionin e parë që është bllokuar nga gjyqtarët federale. Pritet që të përjashtohet Iraku nga vendet e listës së zezë, ndërsa do vazhdohet t’i bllokohet hyrja për në SHBA qytetarëve nga Somalia, Sudani, Siria, Irani, Libia dhe Jemeni.

Ai gjithashtu do të qartësojë statusin e njerëzve nga këto vende që kanë marrë tashmë kartën e gjelbër, të SHBA, duke specifikuar se, ata nuk janë prekur.

Një zyrtar i lartë i tha agjencisë së lajmeve Reuters, se urdhri i ri do ketë një kohëzgjatje 90-ditore.

Urdhri i parë, që përfshinte ndalimin e udhëtimit drejt SHBA-ve të qytetarëve nga Iraku u dënua gjerësisht.


Përgjigju