Trump trondit opinionin publik: Obama ka përgjuar telefonat e shtëpisë time


Donald Trump ka bërë një postim të bujshëm në Twitter, i cili ka tronditur jo pak opinionin publik amerikan, ditën e sotme.

Presidenti amerikan ka akuzuar paraardhësin e tij, ish-presidentin Barack Obama se ka përgjuar “Trump Tower”, kulla ku jetonte miliardi para se të merrte celësat e Shtëpisë së Bardhë.

Pretendimi është bërë në një seri postimesh, raporton “ Fox News”.

“E tmerrshme!- shkruan Presidenti – Sapo më njoftuan se Obama kishte përgjuar telefonate e  mia në Trump Tower pak para fitores. Nuk gjeti asgjë. Kjo është e paprecedentë!

Presidenti amerikan nuk ka dhënë ndonjë hollësi të mëtejshme mbi “përgjimin e telefonatave” apo sesi ishte i informuar për aktivitetin e raportuar. Megjithatë, në një postim të mëvonshëm, Trump ka treguar se mund të ndërmerrte veprime ligjore ndaj ish-presidentit Obama, i cili është akuzuar edhe më parë për organizimin protestave kundër tij.


Përgjigju