U qëllua me plumb në kokë nga polici italian, mbërrijnë në itali babai se bashku me të fejuaren e 35 vjeçarit


abai i shqiptarit Klodjan Hysa 35 vjec i cili qëllua me plumb në kokë nga policia italiane  mbrëmjen e së premtes në komunën Monte San Giusto, ka mbërritur në spitalin e Maceratës në Itali se bashku me te fejuaren e të birit, duke identifikuar djalin dhe është informuar nga trupi mjekësor mbi gjëndjen e tij shëndetësore.

35 vjeçari Klodjan Hysa ndodhet në gjëndje kome të thellë e klinikisht i vdekur, pasi është e pamundur të kryhet ndërhyrje kirurgjikale për heqjen e plumbit.

Praktika mjekësore kërkon që çdo 24 orë t’i nënshtrohet një ekzaminimi encefalografik  e nëse nuk verifikohet asnjë aktivitet jetësor në trupin e tij, mund të deklarohet vdekja celebrale, transmeton Ora News.

Më pas një komision mjekësor do ta mbajnë nën vëzhgim për 6 orë rresht trupin e shqiptarit e mund të fikin aparatet mjekësore që e mbajnë në jetë.

Polici italian që e qëlloi me plumb në kokë ka deklaruar se pistoleta është shkrehur pa dashje në momentin që shqiptari po përpiqej ta përplaste me makinë, në tentativën për t’iu shmangur postobllokut të policisë.

Polici italian është vënë nën hetim nga prokuroria italiane.

Nëse deklarohet vdekja e shqiptarit, akuza ndaj punonjësit të policisë mund të jetë vrasja e qëllimshme.


Përgjigju